Hapet në Shkup selia e Task forcës mjekësore ballkanike LSh Lirim Shabani

05.10.2016 13:53:50

Në kazermën ”Ilinden” të Shkupit u hap sot selia e përhershme e Task forcës mjekësore ballkanike që përbëhet nga pjesëtarë të armatave të gjashtë vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me mbështetje të Norvegjisë dhe SHBA-ve, kjo task forcë përbëhet nga ushtritë e Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Malit të zi, Bosnjëns e Hercegovinës dhe Sllovenisë.

Sipas ministrit të mbrojtjes, Zoran Jolevski, ky projekt kyç rajonal ka për qëllim ndërtimin e një kapaciteti rajonal mjekësor që do të jetë në gjendje të ofrojë përgjigje të shpejtë në aspekt të gjërë në situata krizash, siç janë katastrofat natyrore.