Haradinaj: Jemi të gatshëm 24 orë për lirimin e Thaqit

05.10.2016 13:56:47

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, njëherësh deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj ka theksuar gatishmërinë e tij dhe të Komisionit për kthimin e Nehat Thaqit në Kosovë.

“Gatishmëria e Komisionit ka qenë dhe vazhdon të jetë, por problemi kryesor është kush duhet të vendosë nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kjo praktikë që po përdoret nga Serbia është pikërisht “Millosheviqiane, e që duan të veprojnë me letra të njollosura”.

“Ne kemi të drejtë si deputetë të propozojmë dhe jam i gatshëm 24 orë të ndihmojë”, theksoi ai, raporton televizioni publik.

Haradinajt tha se “kjo sot është një iniciativë e mirë dhe do i nxisë autoritetet tona të reagojnë dhe gjithashtu autoritetet evropiane duhet të shtojnë nxitjen për të vepruar në këtë pikë”.