F1, Verstappen fiton në Malajzi. Vettel niset i fundit, përfundon i katërti (Foto)

01.10.2017 11:12:31

Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Malajzisë. Piloti holandez i Red Bull la pas Lewis Hamilton (Mercedes) dhe shokun e tij të skuadrës, Daniel Ricciardo.

Sebastian Vettel me Ferrari arriti që të rekuperonte deri në vendin e katërt pasi u nis i fundit, ndërkohë që ferraristi tjetër, Kimi Raikkonen pati probleme me motorin dhe nuk u nis fare.

Gjithsesi, fundjava nuk mund të mbyllej edhe pa një episod tjetër fatkeq për Ferrarin. Kur makinat po ktheheshin në bokse pas prerjes së vijës së finishit, Vettel u godit nga Lance Stroll dhe për tu kthyer në bokse, gjermanit iu desh të ngjitej në njëvendëshen e Pascal Wehrlein. /Top Channel/