Niveli i Liqenit të Dojranit, mbi mesataren për muajin tetor

01.10.2017 11:16:31

Liqeni i Dojranit edhe sot ka shënuar rritje drastike të nivelit të ujit, nga -82 centimetra, sa është mesatarja për muajin tetor, në 178 centimetra, njoftojnë nga Enti për punë hidro-meteorologjike.

Matjet hidrologjike nuk tregojnë devijime më të mëdha në nivelet e Liqenit të Ohrit dhe të Prespës.

Gjendja e lumenjve është e ndryshme. Niveli i lumit Vardar në Veles, Shkup dhe Jegunoc, i lumit Pçinja te Banja e Katllanovës dhe lumit Sateska në Botun janë nën mesataren e muajit tetor, ndërsa niveli i lumit Strumica shënon rritje të konsiderueshme.