Fadil Kajtazi aleatëve: Shpëtoni shqiptarët nga pjesa primitive e klasës politike!

24.01.2018 10:25:00

Fadil Kajtazi u është drejtuar zonjës Albright, zotërinjve Clinton dhe Blair me një ndjesë për primitivizmin e një pjese të delegacionit të Kosovës në Rambuillet, e cila mezi u bind që të nënshkruante Marrëveshjen që i hapi rrugë bombardimeve të NATO-s.

Z. Kajtazi, më tej shton se tek tash e kemi kuptuar se vështirësitë më të mëdha i kanë pasur me këtë pjesën primitive të delegacionit të Kosovës, sesa me Rusinë, Kinën, opozitën në shtetet e tyre dhe me fondet, prandaj kërkon që edhe tash t’i shpëtojnë shqiptarët nga këta primitivë.

Ky është postimi i plotë i z. Kajtazi:

Na falni, na falni…
Zonja e madhe Albright, zoterinjë Klonton dhe Bler, tani kur kanë kaluar vite po e kuptojmë realisht pozicionin tuaj të vështirë në procesin për t’i shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga zhdukja.
Tani po e kuptojmë se vështirësitë nuk i keni pasur me rivalët tuaj Rusinë dhe Kinën që kundërshtonin bombardimin e Serbisë; nuk i keni pasur vështirësi as me opozitën në vendet tuaja; as me sigurimin e mjeteve financiare dhe teknike për ta realizuar bombardimin e Serbisë.
Fatkeqësisht, nga kjo distancë kohore, tani po e kuptojmë se vështirësitë më të mëdha i keni pasur me një pjesë të delegacionit shqiptar që përfaqësonte Kosovën në bisedimet e Rambujesë, ku ju mezi ja arritët t’i bindni që këta të nënshkruajnë që Serbia të bombardohet. Ne atëherë nuk e dinim se këta përfaqësues të udhëhequr nga një akademik me mjekër janë primitiv, dhe se u krijuan nga klasa politike primitive e shtetit shqiptar.
Ne tani po e kuptojmë se ata së bashku me ata që i krijuan janë primitiv, sikur që kanë qenë në Rambuje.
Kjo klasë primitive së bashku me klasën primitive të hashashit, kanë filluar procesin e izolimit të Kosovës dhe Shqipërisë nga bota moderne, në mënyrë që armiqve të shqiptarëve të ju lehtësojnë që të na bëjnë copa copa. Prandaj duke ju kërkuar falje, njëkohësisht duke e ditur që më mirë se ju askush nuk e din që këta janë primitiv, kërkojmë që edhe njëherë të ndërhyni që t’i shpëtoni shqiptarët.