Fadil Kajtazi: Edhe pas 100 viteve fara e shqipfolësve është në shërbim të padronve të njejtë të cilët po i vështirsojnë jetën shqiptarëve

10.02.2017 09:51:03

Fadil Kajtazi ka postuar dy foto të dy grupeve serbësh që gjatë dy dekadave të para të shekullit XX kanë kryer masakra në Kosovë dhe në Maqedoni. Z. Kajtazi thekson se në këto grupe ka pasur edhe shqiptarë që shërbenin edhe si udhërrëgyes, pra ishin shërbëtorë të kriminelëve

“Grupe çetnike: grupi i Voja Tankosiqit ku gjindet edhe një shqiptar dhe grupi i Jovan Babujnskit që ka  tre shqiptar. Keto grupe nga viti 1904 deri 1912 kanë operuar në Kosovë dhe Maqedoni. Gjatë viteve 1912 deri 1914 kanë kryer masakra të llahëtarshme kundër popullatës civile shqiptare. Natyrisht që udhërrëfyes të këtyre grupeve kanë qenë këta burra me plisa që po pozojnë me krenari me patronët e tyre.

Fatkeqësisht edhe pas 100 viteve fara e tyre është në shërbim të padronve të njejtë të cilët po i vështirsojnë jetën shqiptarve.” – thuhet në postimin e z. Kajtazi.