Fadil Kajtazi: Ndikimi i shërbimeve serbe në jetën ekonomike të Kosovës në dritën e studimit të Xhevat Mehës ” Syni dhe mendja e qytetarit përballë shërbimeve të fshehta serbe”

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi ka trajtuar çështjen e ndikimit të shërbimeve të fshehta serbe në jetën shoqërore dhe ekonomike të Kosovës në dritën e studimit të Xhevat Mehës “Syni dhe mendja e qytetarit përballë shërbimeve të fshehta serbe”, dhe ka përmendur raste konkrete në këtë drejtim. Rastin e dërgimit të Ligjit për investime strategjike në Gjykatën kushtetuese, nga ana e listës “Srpska”, e sheh në këtë kontekst, pra në kontekst të pengimit të investimeve strategjike në ekonominë e Kosovës. Edhe rastin e grevës së punëtorëve të “Ekohigjinës” në Gjilan, që është firmë me aksionar austriak, e sheh në këtë kontekst.

“Autori Xhevat Meha ne librin e tij “Syni dhe mendja e qytetarit perball Sherbimeve te Fsheheta Serbe” flet per masivitetin dhe ndikimin e sherbimeve serbe ne jeten shoqerore dhe shteterore te Kosoves. Ne nje pjese te librit te tij ai elaboron (analizon) ndikimin e ketyre sherbimeve ne jeten ekonomike. Dhe deshmia me e mire se keto sherbime jane te interesuara qe ekonomia e Kosoves te mos funksionoj eshte dergimi nga Lista Serbska ne Gjykaten Kushtetuese te “Ligjit per investime stetrategjike” Ky ligj zvogelon hapesiren e ndikimit te matrapazve pushtetar ne sherbim te sherbimeve serbe per te penguar investitoret e huaj qe te investojne ne Kosove.
Deri me tani kjo kategori ka arritur me sukses qe t’i tremb investitoret serioz. Java qe shkoj ne Komunen e Gjilanit u karakterizua nga greva e puntoreve te “Ekohigjienes” ndermarje kjo me akcionar nga Austria. Askush nga organet kopetente deri me tani nuk e ka trajtuar problemin e “Ekohigjienes” ne prizmin e nje akcioni subverziv te organizuar nga armiqet e shqiptareve. Mes tjerash kjo ndermarrje paraqet nje subjekt strategjik per komunen si ne aspetin e funkcionimit ashtu edhe ne aspektin e partnerit austriak; eshte objektiv i mire per diversion.” – thuhet në trajtesën që fadil kajtazi ka bërë lidhur me këtë çështje.