Reagimi i Lekaj ndaj Mustafës

20.11.2016 21:48:32
????????????????????????????????????

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas postimit të fundit të kryeministrit Isa Mustafa, ku ai flet për të arriturat e Kosovës në fushën e ekonomisë.

Lekaj, në një postim plot gabime drejtshkrimore, thekson se faktet nga organizatat e shumta e me renome, Kosovën e përshkruajnë si një vend jo stabil, në kuptimin makroekonomik e politik, po ashtu si një vend që është ende shumë i varur nga komuniteti ndërkombëtare dhe nga diaspora e vet, sa i përket aspektit ekonomik të saj.

Lexoni postimin e plotë të Lekajt (i pakorrigjuar gjuhësisht dhe teknikisht)

Qeveri lakmitare, vetëm për ti mbushur xhepat e vet, por jo ata të qytetarëve.

Për t’iu përgjigjur entuziazmit tëkryeministrit, i cili para pak orësh, më shumë shfaqi trishtim, se sa gëzim përtë “arriturat” e Kosovës.

I trishtuar, sepse është mësë isigurtë, se Kosova nuk qendron mirë siq e përshkruan kryeministri, e nuk është

krejt lule, siq do të duhej të ishte, as në stadin e mundësive, s’po flas përatë qka deshirojmë të gjithë, ne dhe qytetarët.

Për të qenë më i kjartë, faktet ngaorganizatat e shumta e me renome, Kosovën e përshkruajn si një vend jo stabil,në kuptimin makroekonomik e politik, poashtu si një vend që është ende shumë ivarur nga komuniteti ndërkombëtare dhe nga diaspora e vet, sa i përketëaspektit ekonomik të saj. Remitancat nga diaspora , të vendosura kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe vendet nordike, vlerësohet të përbëjnë rreth 20% të PBB-sëdhe të llogarive ndërkombëtare donacionet për rreth 15% të PBB-së.

Realiteti është ende më i ashpërdhe jo miqësor me Kosovën, kur e shohim se: Qytetarët e Kosovës janë më të

varfërit në Evropë me një PBB për frymë (PPP) prej rreth 5,000 dollarë në vit,një papunësi prej rreth 40% dhe një normë papunësia e të rinjve afër 60%, nënjë vend ku mosha mesatare është 26, ku ekonomia informale është shumë evidente.Niveli i lartë i korrupsionit, zbatimi jo korrekt i kontratave dhe furnizimi meenergji elektrike i paqëndrueshëm, e që kanë dekurajuar investitorët e

mundshëm.

Kështu që, kryeminister, bonu isinqert, më mirë se sa cinik, e pranoje se: Kriza ekonomike në Kosovë pothellohet edhe më shumë, kjo për shkak të mungesës së zbatimit të një politike ekonomiketë mirëfillt.

Pra, Qeveria e Kosovës, e udhëhequrnga ju, nuk ka strategji, nuk ka vizon e as fuqi për zhvillimin e Kosovës.

Mose mashtro veten, se ne nuk mashtrohemi nga dy miliardëshi yt, fantom dhe nga 300 mijë vendet e punës që kurr as ia filluat me përmbushë premtimin.