Ylli Hoxha: Dhurata Hoxha dhe Skënder Hyseni të dorëhiqen

20.11.2016 21:46:05

Shefi i asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Ylli Hoxha ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ai i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni duhet të japin dorëheqje.

“Autoritet tjetër, i painkriminuar, duhet ta përcaktojë se kush do t’i hetojë këta dy dhe tërë rrjetin e përfshirë, pa e përjashtuar edhe Scotland Yardin!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e tij në Facebook