Fajon mirëpret marrëveshjen me Malin e Zi: PE do të bëjë rekomandimin për viza kur dy kushtet të plotësohen

16.02.2018 16:32:00

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke thënë se PE do të aktivizohet në liberalizimin e Kosovës sapo të plotësohen dy kushtet, pra, ratifikimi i Demarkacionit dhe luftimi i korrupsionit.

Marrëveshja e arritur mes Malit të Zi dhe Kosovës sot, veçse i ka hapur dyert Kosovës. Eurodeputetja Fajon ka thënë se së shpejti do ta procedojnë në Parlamentin Evropian çështjen e vizave.

“E mirëpresm nënshkrimin e aneks-marrëveshjes mes Kosovës dh Malit të Zi për Demarkacionin. Si raportuese qëndrojë e përkushtuar për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Fajon.

Ajo thotë se me të plotësuar dy kushtet, Demarkacioni që është afër përmbylljes, dhe luftimi i korrupsionit, Parlamenti Evropian do të nisë procedurat për liberalizim të vizave.

“Ne do ta procedojmë në Parlametin Evropian kur të dy kushtet plotësohen. Këtë ua kemi borxh qyterarëve”, ka thënë Fajon