Fakulteti i Filologjisë lejon një provim në afatin e nëntorit për absolventë

01.11.2016 21:13:57

Fakulteti i Filologjisë ka njoftuar studentët absolventë të të gjitha degëve se është lejuar afati i nëntorit për studentët absolventë.

Studentët kanë të drejtë t’i nënshtrohen vetëm një provimi, thuhet në njoftimin e këtij fakulteti.

” Studentët kanë të drejtë të hyjnë vetëm në provimet e vitit të fundit të studimeve. Paraqitja e provimeve fillon nga data 14.11.2016 deri më 19.11.2016″, thuhet në njoftim.