Faleminderit NATO ! Faleminderit miq t`nderuar amerikanë e aleatët!

26.03.2018 12:34:35

Me rastin e 19 vjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë dhe 19 vjetorin e masakrave barbare ndaj popullatës në Kurshë të vogël me rrethinë.

Nga Sylejman Morina

-Tri ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, pra më 27 mars 1999, në orën 08 mengjesit më ka thirr nga Shqipëria motra e gruas I.Shehu, e cila me ka dhënë lajmin më të hidhur qe kisha ndeëgjuar ndonjëherë në jetë:” Serbët e e fshatit bashke me ushtrinë serbe na i kanë vra t`gjithë mashkujt e fshatrave Krushë e Vogël dhe Krushë e Madhe, Celinë, Brestovc , ndërsa gratë dhe vajzat na kanë larguar me dhunë nga fshatrat për në Shqipëri”. Një orë nuk kam ditur çka duhet bërë. Pastaj kam telefonuar disa miqë nga Kryqi kuq Zvicëran, të cilët me kontaktuan me Kryqin e Kuq nderkombetar me seli në Gjenevë, pas nje bisede plote emocione, me keshilluane te kontaktoj me NATO-n në Bruksel, konkretisht z. Somer. Ngaqë i telefonova nga shtepia, ai me tha: Mos harxho , të thërras unë! Dhe ashtu bëri. Pasi më thirri, i a tregova tragjedine atë që m’i kishte treguar e motra e shoqes nga kuksi. Ai filloi të më qetësojë dhe të më ngushëllojë ,por edhe më tregoi se Ushtria e Millosheviqit eshte frigacake, dhe po fshihet nga bombardimet tona ne mesin e vendbanimeve shqiptare. E kemi shumë vështirë t’i marrim nçë shënjestër këto banda kriminelësh serbë,por të premtoj se nuk do të ndalen deri në kapitulimin e Millosheviqit”. Une e falenderova shume z. Somer. NATO po bënte që pas njeqind vjetish edhe ne ta kemi nje liri çfarë e gëzojnë popujt e qyteruar. Z. Somer i thashë në fund: “Nëse doni që Serbia dhe Milosheviqi të kapitullojë, duhet ta bombardoni komplet Serbinë dhe veçmas Beogradin”.
Në të vërtetë, koha tregoi se bombardimi i Serbisë, e posaqërisht i Beogradit, bëri që krimineli Milosheviqi të gjunjëzohet dhe ta pranojë pa kushte Kapitulimin.

Pastaj avansoi mobilizimi i diasporës në shumë fusha, rreshtimi e mobilizimi në UÇK, grumbullimi ndihmave për refugjatë që ishin në Shqiperi. Në Kosovë, pas bombardive t`NATO-s, falangat fashiste e Millosheviqit patën filuar strategjinë e “Tokës së djegur” , me ç’rast gjatë dy javësh masakroi dhe bëri pastrimin etnik në gjithe Kosoven. Në Kukës e Bajram Curr u grumbulluan rreth një milion refugjatë gra, fëmijë e pleq. Organizimi dhe pritja ishin aq të mëdha përkundër faktit se as një qytet i mirëorganizuar evropjan nuk do kishte mundesi t’i përballonte i vetëm nje fluksi tille. Megjithatë kishte vështirësi, mungesa dhe nevoja të shumta, të cilat shteti shqiptar i përballonte me vështirësi.
Kontaktova me mikun tim në Tiranë, kol. Shyqyri Dade, te cilin e falenderoi qe ka be nje pune shume te madhe per refugjatet kosovar, jo vetem,si drejtor në Ministrinë e Brendshme të Shqiperisë, i cili m’i paraqiti nevojat urgjente: mjete transporti, ushqim dhe veshmbathje për fëmijë e pleq, medikamente,etj. Mikut tim, z. Dade i premtova: “Nuk do lë asgjë pa provuar ,do shkoj der ne dere te miqet zvicëranë.”. Ku I sigurova 10 autobusa qe mi sigoroi posta zvicrrane, qe dua ta falenderoi (vlera e nje autobusi ishte chf.35.000.-) që m’i dhuroi , pastaj sigurova 5 vozitës shqiptarë e 5 zvicëranë. Radioja lokale me premtoi se do thrrasim qytetaret me grumbullimin e paketave , e falenderoje Sunshine Radio. Thirrjes kësaj radioje , qytetarët zvicëranë iu përgjigjen me 1200 paketa (ushqime për femijë, për të rritur, mjete higjenike etj.). vlera e nje pakete ishte chf .250. gjithashtu nga zemra i falenderohem qytetarve zvicrran per kto ndihma shume me vler.
I telefonova mikut tim Shyqyri Dade dhe e informova se më 10.03.1999 do të jemi në Durrës me këtë kolonë prej 10 autobusave me ndihma. Ai me uroi dhe siguroi se do jetë vetë prezent kur të mbrrijmë në portin e Durrësit. Me të mbërrtur, u përshëndetëm dhe mbaruam formalitetet, shkuam në kazermën ushtarake në Rroshbull. Paketat me ndihmat ia dorezuam shoqatës humanitare UAW-Durrës, përkatësisht zonjës Ada Fishta, e falenderoij shume z. Fishta,qe ishte përgjegjëse për shpërndarjen në kampin e Rushbullit të ngritur dhe kontrolluar nga shteti italian, qe nga zemra i falenderoi popullin Italjan,ndërsa disa ndihma qe i kishim per qlirimtaret erdhen UÇK me një kamion dhe i mori, i pershendetem dhe i uruame fate , do shifemi ne kosoven e lire, qe une per 10 vjete se kisha pa kosoven!
Liria e fituar me shumë sakrifica e dhimbje patjetër të respektohet! Politikanët e qeveritarët të jenë shërbëtorë të Lirisë e të Popullit që i ka votuar.
Kush ka abozuar me lirinë e fituar me shumë sakrifica, ka shkel mbi gjakun e shumë dëshmorëve e martirëve, ka përmbysur ndihmën e miqve amerikanë dhe NATO-s, kanë shkelur mbi humanizmin e solidaritetin e botës progresive që na mbështeti dhe ndimoi që ne te çlirohemi nga okupatori serb.
Këta keqbërësit e kriminelët jo vetem Zoti i dënoftë, por thërras drejtësinë t’i dërgojë mbrapa grilave e pasurinë t’ia kthejë shtetit!