Faleminderit!

21.08.2016 20:59:55

Në një postim në facebook, kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi njoftoi për Mirënjohjen që kjo degë ka ndarë për mua, për arsyet që i ka përmendur në postimin e tij.

Kjo Mirënjohje më është dorëzuar më 27 korrik nga kryetari Haki Latifi në praninë e veprimtarëve Ali Basha, Ramiz Gashi dhe Zeqir Gjukaj.

Unë i jam mirënjohës degës së LDK-së në Zvicër dhe kryetarit të saj Haki Latifi për vlerësimin e angazhimeve të mia publicistike dhe për fjalët e mira të thëna, e që mund t’i lexoni më poshtë:

“Në kuadër të qëndrimit në Kosovë, pata nderin dhe respektin që në emër të Degës së LDK-së në Zvicër t’i dorzoj publicistit dhe shkrimtarit z. Rexhep Kastrati Mirënjohjen e ndarë nga kryesia e kësaj Dege për kontributin e tij të çmuar në fushën e publicistikës dhe respektimin e institucioneve shtetërore, në kuadër të 26 vjetorit të themelimit të saj në manifestimin e mbajtur, më 01 maj 2016 në Grenchen.”