Vdekje e dyshimtë e një të burgosure në QKUK

21.08.2016 20:43:10

Një e burgosur e Qendrës Korrektuese në Lipjan ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të dielën.

Policia e Kosovës është njoftuar rreth orës 14 për rastin, raporton Gazeta Express.

Vdekja e të burgosurës tash për tash cilësohet ‘e dyshimtë’, ka thënë për Express zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti.

Mjekësia ligjore është angazhuar menjëherë për zbardhjen e rastit, ka thënë Ahmeti.

Identiteti i të vdekurës nuk është bërë i ditur.