Falet namazi i Kurban Bajramit, qytetarët urojnë për harmoni e prosperitet

01.09.2017 09:41:12

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës kushtuar festës së Kurban – Bajramit u mbajt sot në orët e hershme të mëngjesit në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe), në Prishtinë.

Manifestimi filloi në ora 5:15, me faljen e namazit të sabahut, me një ligjëratë tematike kushtuar kësaj feste nga Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban – Bajramit u fal në ora 06:37 që i priu Jakup Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë,  ndërsa hytben mesazhin e Kurban – Bajramit e mbajti kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora.

Pas faljes së namazit, u urua për shëndet, paqe, prosperitet e harmoni.

Ndryshe, me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Kryesia e BIK-ut, organizon pritjen tradicionale në selinë e Kryesisë nga ora 9:00 deri në ora 12:00.