Familja Haradinaj konfirmon arrestimin e Ramushit

04.01.2017 20:30:26
Familja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar lajmin në media për arrestimin e tij.
 

Familja e Haradinajt ka thënë për RTK se kreu i AAK-së është arrestuar në Francë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia.

Televizioni publik nuk ka dhënë detaje të tjera.

Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.