Adriatik Kelmendi: Ndalni bisedimet derisa Serbia, t’i heqë fletarrestimet

04.01.2017 20:50:55

Pas ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, ka reaguar edhe gazetari dhe analisti, Adriatik Kelmendi.

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:

A bën të ndalen krejt bisedimet me Serbinë derisa t’i tërheqë fletarrestimet?

Paramendojeni, Haradinaj del dy herë i pafajshëm nga Tribunali i OKB-së, pra organizata kryesore politike e botës, kurse një shtet si Serbia mban në fuqi fletarrestet për të njëjtin!

Kjo është e njëjta Serbi e cila u bombardua nga NATO-ja, pra organizata kryesore ushtarake e botës, se shkilte të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, për të njëjtat të drejta për të cilat edhe Haradinaj u angazhua ushtarakisht!

Çmenduri!