Pal Lekaj thotë se ka deputet të LDK-së që do ta votojnë Haradinajn

21.06.2017 19:49:12
Ish-shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Pal Lekaj, është shprehur i sigurt se koalicioni PAN do të formojë qeverinë, ndërsa Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Lekaj ka thënë se Haradinaj do të marrë vota edhe nga partitë e tjera përveç atyre të koalicionit PAN.

“Ka deputetë të subjekteve politike, përfshirë edhe LDK-në, që dot a votojnë Haradinajn,” ka thënë ai.

Lekaj ka njoftuar se ka arritur që të fitojë votat për t’u bërë deputet në legjislaturën e ardhshme.