Familjarët e viktimave në spital për të qenë pranë të mbijetuarve

27.11.2019 17:16:01

Personat që shihni në foto janë 3 anëtarët e familjes Çupi, të cilët ndërruan jetë nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që goditi Thumanën.

Hajredin, Lute dhe Klement Çupi, bashkë me djalin tjetër të familjes, ishin në banesën e tyre në katin e tretë të pallatit 6-katësh, kur tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës rihter shkatërroi gjithçka dhe rrënojat i zunë brenda.

Nga ngjarja e rëndë shpëtoi mrekullisht një nga djemtë.

Familjarët e tyre tashmë janë në Spitalin e Traumës duke u lutur për jetën e djalit që u nxor i gjallë nga rrënojat.

“Jemi për familjen Çupi. Ai ka humbur nënë dhe babë e vëllanë. Ka mbetur vetëm një vëlla e një motër”, shprehet ajo për mikrofonin e Top Channel