Pamje me dron nga çadrat e të mbijetuarve të tërmetit në Thumanë

27.11.2019 17:20:46

Me dhjetëra familje kanë mbetur të pastreha në Thumanë teksa banesat e tyre janë rrënuar tërësisht ose janë tepër të rrezikshme për të jetuar.

Ndërsa lëkundjet ende vijojnë në një fushë të hapur në Thumanë janë ngritur edhe çadrat për strehimin e banorëve të zonës.

Gazeta Shqip ka siguruar edhe pamje me dron nga çadrat e ngritura, fare pranë edhe pallatit të rrënuar.