Ndihmat nga Kosova për Shqipëri po vazhdojnë më intenzitet por kam vërejtje nese nuk gaboj

27.11.2019 17:32:11

Nga Xun Çetta

Ka mjaft Banka këtu të cilat, të paktën për klientelën e tyre nuk kanë hapur kontot e tyre ekstra dhe pa provezion transferi, në ndihmë Shqipërisë. Është një lëshim pra ky i cili thënë të vertetën nuk më pelqej.

Dola nga Banka Ekonomike e Kosovës në Prishtinë ku doja ti derdhi pak euro por pa sukses siq u tha më lartë. Kisha përgaditur edhe veshmbathje për ti dërguar për mes organizimit të mrekullueshm në sheshin ,, Zahir Pajaziti“ në Prishtinë, organizim i mirë ky nga Kushtrim Ramadani, si përfaqësues i “PLISAVE”.

Sapo dola nga Banka, telefonova një mikun tim nga LVV pasi kisha lexuar se kanë hapur pikat e grumbullimit të ndihmave ku si para kesh, thënë të vertetën aty kisha besimin më të madh përjashtuar Bankat më kontot e tyre kushtuar ndihmave në Shqipëri e që kjo nuk kishte ndodhur tek disa banka në vendin tonë.

I trgova mikut se veshmbathje po dërgoj për mes ,,PLISAVE“ por para kesh si, mund ti dërgoj dhe a pranohën në organizimet tuaja ? Miku të cilit nuk po ja lakoj emrin, më tha : Pos veshmbathjeve atje kanë nevojat më të mëdha për batania a para aq sa ke ndarë për të ndihmuar gjëje një gjirollogari diku destinuar për ndihmat në Shqipëri. Mirë i thash, po blej edhe ca topa batani e bashkë më veshmbathjet qe i kam këtu në veturë po i dergoj tek sheshi ,, Zahir Pajaziti“ a konton ma gjejë dhe pas pak kohë ma dergo derisa ti dorëzoj këto. Mbylla telefonin e drejt tek sheshi para Grand Hotelit.

Kur arrita atje pash një kënaqësi organizimi, pash qytetarët të cilit po vlonin si bletët kush më valigje e kush më thas të cilët po dërgonin tek ,,PLISAT“ Vështrova më vëmendje si po shkon puna dhe fiksova gjëra të cilat edhe këtu nuk më pelqyen pa dashur të hudhi dyshimin më të vogël në punën kaq madhore që po bënin ,,PLISAT“.

Organizatori thoshte se për rroba e veshmbathje tjera nuk ka edhe aq shumë nevojë sa ka nevojë për ushqimore si, Oriz, Makarona, Djathëra e çdo gjë tjetër ushqimore, dhe se kush nuk ka ushqimore mund të lenë para aq kush sa ka mundësi, ajo që më la përshtypje, tani nuk ishin aq prioritet batanitë.

Mos të harrojm faktin se, shuma sado e vogël e qytetarit në skamjë në solidarizim më të pa strehët atje është shumë më e vlerësuashme sesa shuma sado e masdhe e biznesmenve apo njërëzve të politikën nga lartë.

Nxora pak euro jo aq sa kisha prer mendjen ti dërgoj për mes bankës, pse jo po atë shumë ? nuk di, por më la përshtypje solidarizimi i njerëzve edhe më para e që nuk kërkonin ta japin emrin as shumën, pati rat të cilin e pash më sy kur humanisti qytetar i Prishtinës la 50 euro dhe shkoj, këtu nuk u ndjeva mirë, jo se ,,PLISAT“ mund të shperdorin larg mendësh, por praktikat kanë dëshmuar se kështu nuk do duhëj të ndodh më para kesh…

Këtë shqetsim e shpreha aty dhe u pajtuan vetë edhe organizatorët të cilët i lexova se ndiheshin tepër keq dhe këmbëngulnin që emrin dhe shumën ta regjistrojn në listë por jo tu bëhët publike emri as shuma ashtu si donte ndonjëri bëmirës.

Pasi që nuk kisha mallëra ushqimore nxora edhe para kesh dhe pa keqkuptim nga organizatori fotografova ca lista mes tyre edhe emrin tim. Mendoj se ne, duhët ta vrasim modestinë e tepruar në këto kohë e cila po na kushton.

Populli i Kosovës gjithëandej është në aksion dhe më perkushtim ta ndihmoj sanimin e gjendjës në Shqipëri, kjo më në fund është baza, a sa për lëshime të vogla të cilat edhe mund të mos na kishin ndodhur si, mos dalja e bankave më kontonumrin e tyre pa provezion në ndihmë Shqipëris e të ngjajshme, kjo është një përvojë nga e cila ende duhët të mësojm.

,,Plisat“ kishin vënë edhe një pankartë transparente ku shkruante në gjuhën angleze : Bashkimi i shteteve Shqiptare, nuk di as vet por po të pyetesha unë, nuk do e kisha vënë ngase jemi në procese bukur të ndieshme politike, por edhe kjo nuk ka gjë të keqe në këto ditë solidarizimi kur faktikisht kufiri Kosovë-Shqipëri nuk është i aplikueshëm si ishte para kësajë fatkeqsie e cila fatmirësisht si gjithëherë tragjedia po na bashkon.

Krejt në fund, të bëjm që askush të mos rrezikohët për bukë, veshmbathje e strehim nga goditja që na erdhi nga natyra e që nuk është e drejët të thuhët nga zoti siq dëgjohën zëra të deshpruar e pa kontrolluar dëshprimin e tyre.

Pas kësajë rruge braktisa atë mes e drejtë tëk oborri i Kampusit Universitar, aty para kishës politike ngritur nga diktatori në kohën e pushtim klasik ku këto ditë ka pas germime në kërkim të varrezave masive dhe mbrëmë u informova se nuk kishin pas sukses. Edhe ashtu isha i sigurt në mos gjetje ngase kam pershtypjë, qofsha i gabuar se dikush po na largon nga pistat reale të gërmimint dhe kjo bënë që tä zbeh krejt çfarë shkruajm për varrezat masive. Aty gjeta mjaft të përkushtuar në këtë kërkim dhe biseduam gjërë e gjatë. Pra është një temë krejt tjetër kjo për të cilin takim do shkruaj hera tjera.

 

Fotografia e Xun Çetta
Fotografia e Xun Çetta