Familjes skamnore në Hajvali i ndihmohet nga ministri Abrashi dhe nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet sadiku

12.01.2017 18:50:28

 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi i shoqëruar nga zëvendësministri i Shëndetësis Izet Sadiku , ka vizituar sot familjen me gjendje të rëndë ekonomike në Hajvali të Prishtinës. Përveç ndihmës me pako ushqimore si dhe veshmbathje, ministri Abrashi ka përfshirë këtë familje edhe në ndihmën emergjente, ku do t’i ofrohet ndihmë tjetër materiale prej 140 Euro . “Këto mallra po i shpërndajmë tek familjet që kanë gjendje të rëndë ekomomike. Këto mallra janë mallra që konfiskohen nga Dogana e Kosovës si mallra të kontrabanduara dhe me një marrëveshje në mes të MPMS dhe Ministrisë së Financave janë destinuar për familjet në nevojë. Mbi 1000 familje janë me gjendje emergjente që i kemi ndihmuar sipas mundësive ligjore dhe buxhetore. Kjo ministri do të vazhdoj t’ju del në përkrahje familjeve në gjendje jo të mirë ekonomike -u shpreh z. Abrashi.