Marine Le Pen shihet në New York (Foto)

12.01.2017 19:12:53

Ekstremistja franceze, Marine Le Pen është parë teksa ka vizituar “Trump Tower” në New York.

Ajo është fotografuar duke pirë kafe në një kafene, por nuk pranoi të përgjigjet nëse ajo ishte takuar me presidentin Donald Trump, transmeton Klan Kosova.

Udhëheqësja e Frontit Kombëtar e ka quajtur zgjedhjen e Trump për president të SHBA-së si “një gur shtesë në ndërtimin e një bote të re”.