Familjet e të zhdukurve serbë: Ndërprisni dialogun me Haradinajn dhe Thaçin, arrestojini ata

24.12.2017 13:20:32

Familjarë të personave serbë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, kanë kërkuar nga politikanët e Serbisë ndërprerjen e dialogut me Kosovën.

Ata kanë thënë se duhet ndërprerë dialogun me Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin dhe për më tepër kanë kërkuar arrestimin e të dyve.

Familjarët e të zhdukurve serbë kanë thënë se pa arrestimin e Thaçit dhe Haradinajt nuk do të ketë drejtësi.

Më tej aty është thënë se Haradinaj, Thaçi dhe Fatmir Limaj janë përgjegjës për siç thonë kidnapimin e serbëve nga viti 1998.