Fatmir Limaj Demarkacioni do të përmbyllet në muajin janar

24.12.2017 12:11:06

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar se pret që çështja e demarkacionit me Malin e Zi, të përfundojë në muajin që vjen me një varianti i cili do të respektojë interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi.

Ai nuk ka treguar se cila është forma që do t’i kënaq si qytetarët e Kosovës ashtu edhe Malin e Zi, por tha se çështja e demarkacionit do të përmbyllet shumë shpejt.

“Demarkacioni do të përmbyllet, unë pres që muajin e ardhshëm do të shkojmë dhe do ta kemi shunicën në parlamentin e Kosovës për të përmbyll këtë cështje. Demarkacioni do të jetë , do të jetë variant i cili do t’i respekton interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi. Ne po punojmë që kur të shkojmë në Parlament të gjithë t’i duartrokasin variantit që do ta dërgojmë”, tha ai.

Sipas Limajt, demarkacioni do të duartrokitet nga qytetarët e Kosovës po edhe nga ndërkombëtarët.

“Dhe përfundimisht ta mbyllim këtë temë . Ne po punojmë në atë drejtim. Duke i respektuar interesat e dy vendeve. Nga ky proces asnjë vend nuk del i humbur përkundrazi Kosova dhe Mali i Zi nga ky proces do të dalin edhe më të fuqishëm në marrëdhëniet e tyre ndërshtresore”, tha Limaj.

Ai ka shtuar se  veprimet që janë duke i marrë janë duke shkuar në drejtim të varianti që do të dërgohet në Parlament të Kosovës ta ketë shumicën parlamentare dhe të jetë i respektuar edhe i pranuar edhe nga fqinji jonë, Mali i Zi dhe miqtë të tjerë.