Fatmir Bajraj reagon ndaj Naim Miftarit për SHIK-un

19.04.2019 15:23:46

Naim Miftari : “SHIK-u ka qenë shërbimi kombëtar i formuar për të mbrojtur Kosovën nga Serbia dhe shërbimet armiqësore” !!?

Jo Naim Miftari !

I tillë është proklamuar, por ka bërë pikërishtë t’kundërtën.

SHIK-u s’ka bazë legale Institucionale dhe aq më pakë kombëtare, të lutëm shumë.

SHIK-u nuk ka qenë sherbim kombëtarë dhe aqë më pak për t’a mbrojtur Kosovën nga Serbia, ani edhe nga sherbimet armiqësore …?!

E kundërta është katercipërishtë e vertetë :

SHIK-u ishte dhe është kryekeput anti-kombëtarë, anti-Kosovë dhe anti-shqiptarë, kuptohet nëse flasim me gjuhën e fakteve dhe argumentëve, pra të bëmat dhe jo propagandën…!
– SHIK-u, u themelua për t’a dëmtuar Kosovën n’luftën për liri e pavarësi, duke e fragmentarizuar potencialin e rezistencës permes përqarjës, vëllavrasjës dhe luftimit të kundershtarëve politik, n’luftë për pushtet dhe vetëm për pushtet.

Dilema është, a e themeloj armiku, apo shqipëfolësit të cilët me apo pa vetëdije, i ndihmuan armikut dhe planeve të tyre…?

Themeluesit shqipëfolës të SHIK-ut, Fatos Klosi, Xhavit Haliti, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Adem Grabovci, Rexhep Selimi dhe Azem Syla, janë sot, ata që ishin dje sikurse sot ; kriminel, vrasës dhe anti-shqiptarë…!

Është tjetër gjë se si e keni konceptuar & perceptuar ju SHIK-un, anëtarët e këtij sherbimi, i cili edhe mund t’ketë pasur anëtarë të devotshëm të qështjës kombëtare, por n’lajthitje dhe n’diskrepancë të plotë me qellimin e formimit të kësaj organizate kriminale, fantome dhe ilegale.

Jo miku im, “Një katun që shihet, kallauz nuk do” !