Faton Abdullahu i reagon Rexhep Hotit: LDK është partia e parë antikomuniste në Ballkan

13.07.2017 16:25:29

 

Faton Abdullahu, anëtar i LDK-së dhe këshilltari i kryeministrit në largim, Isa Mustafa ka thënë se LDK është partia e parë antikomuniste në hapësirat shqiptare në Ballkan.

Kjo deklaratë e tij vije pas deklarimit të nënkryetarit të PDK-së, Rexhep Hoti i cili ka thënë se LDK nuk mund të thirret si parti e djathë ku në krye të saj është një komunistë, duke aluduar në kryetarin Isa Mustafa.

Abdullahu në një postim në facebook ka shkruar se LDK  u formua për pronën private, për tregun e lirë, për sistemin shumëpartiak, për lirit fetare.