Fauci: Vështirë se mund t’i detyrojmë njerëzit të mbajnë maska

15.09.2020 19:32:07

Anthony Fauci tha se “ndoshta nuk do të zbatohet” vendimi që vendosja e maskave të jetë obliguese.

Duke folur gjatë një konference për shtyp me guvernatorin e Vermontit, Phil Scott, mjeku pohoi se “Ekziston një shkallë e tillë e ndryshueshmërisë së pranimit të vendimit në të gjithë vendin”.

Fauci shtoi se kjo është diskutuar “në detaje të mëdha në nivelin e task forcës së coronavirusit të Shtëpisë së Bardhë”, raporton CNN.

“Nëse qytetarët e një shteti të veçantë, një qyteti, një qarku, janë me të vërtetë në hap me policinë, kjo bën – nuk ka një problem të madh”, tha ai.

Sidoqoftë, çështjet lindin kur shumica e popullsisë në një zonë nuk pajtohet me vendimin – dhe kjo shtron pyetjen: Si do ta zbatoni vendimin?

“Përgjigja kryesore në pyetjen tuaj është se një vendim kombëtar ndoshta nuk do të funksionojë”, tha ai.

Ndryshe, Kamala Harris, kandidate për zëvendëspresidente e SHBA-ve, pohoi javën e kaluar se nëse zgjidhet për president demokrati, Joe Biden, mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme.