FC Prishtina nuk gjen paqe, anulohet sërish ndeshja për Europa League nga Coronavirus

22.08.2020 20:44:31

Ekipi i Prishtinës nuk gjen rehat, pasi sërish i është anulluar sfida e raundit të parë paraeliminator të Ligës së Europës përballë Linkoln Reds.

Skuadra e kryeqytetit të Kosovës nuk ka zbritur në fushë për shkak shtimit të numrit të lojtarëve me koronavirus ditën e sotme duke e bërë të pamundur përcaktimin e formacionit për sfidën me rivalët nga Gjibraltari.

Tashmë UEFA duhet të marrë vendimin për fatin përfundimtar të kësaj sfide.

Lajmi konfirmohet nga klubi i Prishtinës dhe media  e Gjibraltarit “GBC News”. Kujtojmë sfida shtyhet për të dytën herë për shkak të rasteve me COVID-19 te skuadra e Prishtinës.

Linkoln zbriti në fushë dhe ishte përgatitur që të luante sfidën, por Prishtina nuk mundi të siguronte numrin minimal të lojtarëve për të luajtur takimin.

Njoftimi i Prishtinës
Ndeshjen, sërish, si herën e parë, e anulojnë autoritetet e Gjibraltarit dhe jo UEFA Pas pak njoftimi i plotë i klubit.