Trump presion autoriteteve për zhvillimin e vaksinës para zgjedhjeve

22.08.2020 21:06:55
President Donald Trump speaks about the coronavirus in the James Brady Briefing Room, Tuesday, March 24, 2020, in Washington, as Vice President Mike Pence listens. (AP Photo/Alex Brandon)

Presidenti amerikan, Donald Trump ushtroi sërish sot presion mbi autoritetet për zhvillimin dhe miratimin e një vaksinë kundër koronavirusit të ri.

“Dikush ose kushdo në FDA po ia vështirësojnë punën kompanive të ilaçeve për të rekrutuar vullnetarë për testimin e vaksinave dhe trajtimeve. Natyrisht, ata shpresojnë të vonojnë përgjigjen deri pas 3 nëntorit, por duhet të përqëndrohen te shpejtësia dhe shpëtimi i jetëve”, postoi Trump në Twitter.

Trump ka thënë se shpreson që të zhvillohet një vaksinë rreth kohës së zgjedhjeve.

Sidoqoftë, ekspertët kanë paralajmëruar se çdo ndërhyrje politike në procesin e testimit dhe miratimin e vaksinave mund të hedhë dyshime dhe të minojë sigurinë dhe legjitimitetin e saj.