Ish kryebashkiaku francez dënohet me katër vite burg për vërshimet e 2010

09.08.2016 10:27:29

Ish-kryetari i komunës franceze La Faute-sur-Mer, Rene Marratier është dënuar me katër vite burg për injorimin e rrezikut nga vërshimet në vitin 2010 ku humbën jetën 29 veta.

Edhe pse ka qenë i paralajmëruar se ka rrezik për vërshime nga stuhia Xynthia që goditi Evropën perendimore në vitin 2010 nga e cila mbetën të vdekur gjithësejt 50 persona, kryebashkiaku Marratier ka fshehur paralajmërimet për katastrofën.

Gjykata e rajonit në Francë e ka akuzuar Marratier se e ka fshehur paralajmërimin e vërshimeve dhe për këtë ai dënohet katër vite heqje lirie.

Gjykata gjithashtu ka shtuar se ai i ka fshehur paralajmërimet pasi ka dashur të përfitoj nga ofertat e vendasve që kanë dashur të ndërtojnë ndërtesa dhe objekte në pjesë ku nuk ka qenë e lejuar të ndërtohet pasi ndërtimi në këto vende do të ndihmonte në katastrofat e ardhshme natyrore.

Këshilltari i kësaj komune gjithashtu është dënuar me dy vite heqje lirie për pjesmarrje në fshehjen e rrezikut për vërshime eventuale.

Kryetari Marratier ka apeluar vendimin por atij i është rrëzuar poshtë ankesa.