Federata Atletike e Kosovës ka organizuar përgatitjet e atletëve më të mirë të Kosovës në Ulqin

06.01.2019 14:35:19

Federata Atletike e Kosovës edhe këtë vit sikurse vitet e kaluara, ka organizur përgatitjet e atletëve më të mirë të Kosovës në Ulqin, nga data 02.01. – 12.02.2019. Klubin e Atletikës “Prizreni” në këto përgatitje e përfaqësojnë 6 atlet dhe trajneri Bajram Duja. Stërvitjet po vazhdojnë edhe pse temperaturat e ulëta dhe nën presionin e erës së fuqishme! Besojmë se në sezonën e garave në vitin 2019, sukseset e klubit nuk do të mungojnë, si traditë e viteve të mëparshme.