Shqipëria humb ‘busullën’, Griezmann shënon golin e dytë

17.11.2019 22:31:48

Po luhet në “Air Albania Stadium” takimi mes Shqipërisë dhe Francës, i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro 2020.

Ky është takimi i parë zyrtar që po zhvillohet në këtë impiant, i cili u inaguruar vetëm pak momente më parë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kreu i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama.

Rezultati momental është 2-0 në favor të Francës.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

31′ Shqiperia humb busullen. Griezmann shenon golin e dyte. 

8′ Franca fiton një goditje dënimi në afërsi të zonës. Griezmann kroson dhe gjen të pambuluar Tolisso që me kokë mposht Berishën. 1-0.