Franca shtang Shqipërinë, kalon në avantazh dhe prish festën në “Air Albania”

17.11.2019 22:09:40

Franca prish festën, kalon në avantazh në minutën e tetë.

***

Ka nisur mes emocionesh ndeshja Shqipëri- Francë që po luhet në stadiumin e sapo inauguruar “Air Albania” në Tiranë. Para nisjes së sfidës këngëtarët, Era Istrefi, Aurela Gaçe dhe Flori Mumajesi kanë kënduar në një performancë të 200 nxënsësjve të shkollave në Tiranë, duke dhuruar spektakël. 

Një ndeshje historike! Për herë të parë Shqipëria ka një stadium të parametrave evropian, pagëzuar me emrin “Air Albania”. Më në fund kuqezinjtë do të përballen si të barabartë me çdo kundërshtar jo vetëm në fushë, por edhe për sa i përket infrastrukturës.

Pikërisht këtë moment nuk do të humbë askush. Më shumë se 100 mijë sportdashës kanë shprehur interes për të qenë prezent në këtë moment historik në ndeshjen e kuqezinjve përballë francezëve, por kapaciteti i stadiumit është 22 mijë tifozë.