Federata e Çiklizmit e shqetësuar pas aksidenteve ndaj çiklistëve (Video)

17.06.2017 21:22:03
Përparim Ibrahimi pësoi lëndime derisa po ushtronte me biçikletë.

 

Të enjten në mbrëmje ai u goditë nga një veturë në rrugën Prishtinë-Llukar, njofton Klan Kosova.

Madje dy shokët e tjerë të Përparimit  e xhiruan aksidentin , ku shihet se ky i fundit  kishte përfunduar mbi  veturën Golf 5, që e ngiste një femër.

Edhe lëndimet që ka marrë Ibrahimi janë të shumta.

E federate e Çiklizmit të Kosovës , është shqetësuar lidhur me aksidentet në trafik  që po u ndodhin këtyre çiklistëve.