Veseli dhe Haradinaj nuk pranojnë kushte nga Lista Serbe (Video)

17.06.2017 21:39:34

Formimi i qeverisë së re po sfidon partitë politike të cilat garuan në zgjedhjet e 11 qershorit, nga ku asnjëra nuk arriti të marrë votat e nevojshme që do të mundësonin krijimin e qeverisë pa “negociata”

 

Në ditët e fundit janë shtuar zërat se krijimi i Qeverisë do varet kryekëput nga Lista Serbe, e cila në këtë rast do shfrytëzojë rastin për të imponuar kushtet e saja.

Por, nga koalicioni PAN janë të bindur se i kanë numrat për të formuar qeverinë dhe se nuk do të pranojnë kushte – as nga Lista Serbe dhe as nga partitë tjera.