Federer: Fitorja në Australian Open, si një përrallë

31.01.2017 13:02:54

Pasi festoi atë triumf të jashtëzakonshëm në Australian Open, Roger Federer shfaqi trofeun Norman Brookes në Melbourne, titulli i tij i 18 në një turne Grand Slam. Federer zgjati hendekun mes tij dhe rivalit të madh Rafa Nadal të cilin e mposhti në Rod Laver Arena të dielën, për ta lënë spanjollin me 14 trofe Grand Slam. I rikthyer pas një dëmtimi të gjatë , Federer kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit zyrtare para se të kthehej në Melborune në gjysmëfinalet e Ëimbledon ku humbi përballë Milos Raonic në Korrikun e kaluar. Padyshim që ky ishte një gëzim i madh për të.

“Pashë njerëzit të gëzoheshin që unë fitova sërish një Slam , dhe kjo ndoshta ngjan paksa me një përrallë. Njërëzit ishin të lumtur që u ktheva në këtë mënyrë ndaj kjo më jep shumë kënaqësi.

Pavarësisht suksesit të papritur Federer thotë se ai shpreson që ky të mos jetë trofeu i fundit në një Smal për të. Ai është rregjistruar për të luajtur në turneun e Dubait në fund të shkurtit, dhe pastaj Indian Ëells, dhe turneun në Miami në mars, para Ëimbledon, ku e pranon se ka mundësitë më të mëdha për të triumfuar ndërkohë që një lajm i rëndësishëm është se tenisti që ka magjkepsur të apsionuarit pas këtij sporti do të vazhdojë të na dhurojë spektakël edhe për disa kohë.

” Nuk kam menduar për tërheqjen dhe shpresoj të riokthehem sërish këtu në Australi vitin e ardhshëm. Është kjo arsyeja për se u ndala për 6 muaj, me shpresën që unë të mudn të luaj ende dhe për disa vjet”.

Me suksesin në Melbourne, fedrerer rikthehet në dhjetëshen më të mirë të ATP, kampioni zbiceran ngjiti 7 vende me fitoren në Australi dhe sot është në pozicionin e 10. Fiton një vend edhe finalisti tjetër Rada Nadal që ngjitet në të 6-in, por majorkasi pas impenjimit në Melbourne vendosi të mos luajë ndeshjen e ardhshme në Kupën Davis kundër Kroacisë pasi deklaroi se ndihet shumë i lodhur.