Shkoi me dhimbje barku, u shokuan edhe mjekët çfarë nxorën nga aty (Foto)

31.01.2017 13:07:47

Mjekët në Indi u shokuan kur zbuluan një shirit 1.82 centimetra të gjatë, të lidhur pas zorrëve të pacientit, i cili kishte kriza të forta stomaku.

Krimbi gjigant parazitar u nxor nga goja e pacientit në një operacion që zgjati rreth 1 orë.

Mjeku Cyriac Philips, i cili ishte përgjegjës për pacientin, duke folur për “LiveScience” tha se ky ishte shiriti më i gjatë që kishte parë ndonjëherë më parë në një njeri.

Në një raport mjekësor të publikuar nga revista New England Journal of Medicine, mjekët e identifikojnë këtë krimb si taenia solion, ose siç njihet nga pjesa më e madhe, shiriti i derrit, përcjell tvklan.al.

Ky infeksion parazitar shkaktohet nga ngrënia e mishit të pabërë të derrit dhe në shumë raste njerëzit e injorojnë faktin që mund të jenë të prekur, për shkak të mungesës së simptomave.

Por në dita raste, ky infeksion mund të ketë pasoja serioze duke çuar në kriza të forta.