Federer mund Nadal dhe realizon “tripletën”

02.04.2017 22:11:29

Kampioni nga Bazeli ka mundur 6-3, 6-4 spanjollin Rafael Nadal, duke fituar edhe në Miami pas Australian Open dhe Indian Wells. Pikërisht si në 2006-ën. Dhe nga dita e nesërme do të ngjitet në vendin e katërt të renditjes ATP. Nuk ka qenë mbyllja e një cikli, por një tjetër arritje e mrekullueshme e një karriere që zgjat tashmë prej 13 vitesh. Gjithçka ka filluar aty, në “Crandon Park”, në 2004-ën. Dhe mbrëmjen e sotme, në një finale “over” 30, akrepat e orës kanë filluar të lëvizin në kahun e kundërt. Zviceranit i ka mjaftuar 1 orë e 35 minuta për të mposhtur Rafael Nadal në finalen e Mimamit dhe për t’u ngjitur, në moshën 35 vjeç, në vendin e katërt të renditjes botërore.13 vite më parë, në trunin e tretë të truneut të Miamit, 17-vjeçari nga Majorka ka befasuar kampionin zviceran, duke fituar në dy sete 6-3, 6-3. Ka qenë akti i parë i një rivaliteti që është përsëritur edhe 35 herë të tjera nga ajo përballje e 2006-ës. Pjesa më e madhe e këtyre sfidave është fituar nga Nadal, por fitorja e sotme e Federer nuk duhet shikuar si një hakmarrje.

13 vite më parë, në trunin e tretë të truneut të Miamit, 17-vjeçari nga Majorka ka befasuar kampionin zviceran, duke fituar në dy sete 6-3, 6-3. Ka qenë akti i parë i një rivaliteti që është përsëritur edhe 35 herë të tjera nga ajo përballje e 2006-ës. Pjesa më e madhe e këtyre sfidave është fituar nga Nadal, por fitorja e sotme e Federer nuk duhet shikuar si një hakmarrje. Atë, “Mbreti Roger”, e mori pothuajse një vit më pas, më 3 prill të 2005-ës, gjithmonë në turneun e Miamit. Atëherë i janë dashur 5 sete, por në fund ka arritur të triumfojë (2-6 6-7 7-6 6-3 6-1). Mbrëmjen e sotme i është dashur pak më shumë se një orë e gjysmë për të siguruar “tripletën” Australian Open,-Indian Wells-Miami, që i mungonte nga 2006-a. Një rekord që e ndan vetëm me Sampras, Agassi dhe Djokovic. Ndërsa Nadal, pavarësisht se ka luajtur finalen e pestë në Miami, nuk arrin t’ia shtojë koleksionit të tij të pasur këtë trofe: Djokovic dhe Federer ia kanë mohuar dy herë secili dhe në 2008-ën ka qenë Nikolay Davidenko ai që e ka ndalur në fund. Tani bilanci mes të dyve është 23-14 në favor të spanjollit. Por Federer ka fituar turneun e 91-të Atp dhe titullin e tretë në këtë turne që e ka fituar për dy vite radhazi në 2005-ën (ndaj Nadal) dhe në 2006-ën (ndaj Ljubicic, që është trajneri i tij nga 2015-të). /telesport.al/