Femra ka rol kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së (Foto)

14.10.2016 15:50:46

Organizata joqeveritare ‘Syri i Vizionit’ në bashkëpunim me  USAID/ATRC po vazhdon me projekte në dobi të femrave të Kosovës.

Së fundi është mbajtur edhe punëtoria e katërt me femrat aktive në jetën politike të rajonit të Pejës, e cila u mbajt në kampin e organizuar në Karagaç.

grate

Bashkëpjesëmarrës në këtë shkollë të ndërmarrësis ishin edhe gratë afariste dhe shoqëria civile, transmeton Telegrafi.

Në këtë punëtori është diskutuar ndikimi i demokracisë kualitative dhe lufta kundër korrupsionit, e cila do të bëjë transformimin e Kosovës drejt rrugës për në Bashkimin Evropian.

Në fund të punëtorisë u arrit në përfundim se kontributi i grave është kyç në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në organizatat e ndryshme evropiane.