Ferat Shala, takohet me deputeten shqiptare në parlamentin e Kroacisë

Ferat Shala, takohet me deputeten shqiptare në parlamentin e Kroacisë

17.03.2017 10:53:25

Në kuadër të takimeve zyrtare në Kroaci, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, ka takuar sot deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë,Ermina Lekaj-Perljaska, kryetare e grupit parlamentar për komunitete. 

Ministri i MMPH, e ka njoftuar Perljaske me takimet që ka realizuar gjatë vizitës së tij dhe me temat që ka diskutuar me institucionet kroate dhe e ka vlerësuar lartë angazhimin dhe rolin e deputetes shqiptare Ermina Lekaj-Perljaske, si një urë lidhëse të bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe të Kroacisë.

Deputetja Perljaska, nga ana e saj ka shprehur gatishmërinë për të lehtësuar dhe ndihmuar të gjitha iniciativat e bashkëpunimit në mes të  institucioneve të të dy vendeve dhe realizimit të aktiviteteve konkrete.

Në takim është folur për rolin e komunitetit shqiptarë në jetën politike të Kroacisë dhe kontributin e tyre në përfaqësimin e interesave të komunitetit shqiptarë pranë institucioneve kroate.

Ndryshe, në kuadër të takimeve zyrtare në Kroaci, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, me  ftesë të nënkryetarit të Parlamentit të Kroacisë,Miljan Brkic, ka vizituar Parlamentin e Kroacisë, ku është pritur nga nënkryetari i parlamentit dhe përfaqësuesit e disa grupeve parlamentare, si: Miro Kovac, kryetar i Komisionit Parlamentar për punë të jashtme, Josip Boric, nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Planifikim Hapësinorë dhe Ndërtim, Damir Felak, anëtarë i Komisionit Parlamentar për Çështje Detare, Transport, Infrastrukturë, dhe anëtarë i Komisionit Parlamentar për Turizëm, Vlasta Milic anëtarë i grupit Parlamentar për Financa si dhe deputeten shqiptare Ermina Lekaj-Perljaske, kryetare e grupit parlamentar për komunitete.

Ministri Shala është shprehur se ndjehet shumë i privilegjuar që po viziton Parlamentin e Kroacisë, ka falënderuar përfaqësuesit e Parlamentit për mikpritjen dhe ka vlerësuar shumë lartë kontributin që shtetit kroat ka dhënë për Kosovën në të gjitha proceset zhvillimore.

Me këtë rast Shala, i ka njoftuar ligjvënësit kroat për vizitat dhe takimet që ka pasur me nivelet e ndryshme qeverisëse në Kroaci dhe me përfaqësuesit e bizneseve, dhe ka shtuar se është këtu që të shoh nga afër se si Parlamenti i Kroacisë, e ka kompletuar infrastrukturën ligjore në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë dhe se cilat janë mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në këtë fushë.

“Kroacia është dera e parë e Kosovës, drejt Evropës, prandaj përvojat e saj në kompletimin e legjislacionit evropian përgjatë procesit të integrimeve janë më se të nevojshme”, ka thënë Shala, dhe ka shtuar që ky bashkëpunim të intensifikohet në projekte konkrete, jo vetëm në nivelet ministrore por edhe në nivel të grupeve parlamentare përkatëse.

Nënkryetari i Parlamentit të Kroacisë, Miljan Brkic, pasi i ka dëshiruar mirëseardhje ministrit Shala, ka thënë që Kosova është vend mik i Kroacisë me të cilin na lidhin shumë çështje të interesit të përbashkët përfshirë edhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë komuniteti shqiptarë në Kroaci për ndërtimin e themeleve të shtetit kroat.

Më pastaj, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga Parlamenti i Kroacisë kanë prezantuar punën dhe aktivitetet e grupeve parlamentare përkatëse me fokus në fushat me interes për kornizën ligjore dhe programore për mjedisin dhe planifikimin hapësinorë.Vendet që do të kenë reduktime të rrymës më 19 mars