Hashim, amerikanët i kanë k… sa kryet e tand e ti mendon se luan me ta!

(Edhe njëherë për Hashim Thaqin, ”politikan” e ”president” prasjak dhe për politikën e tij poshtëruese në dâm të shqiptarëve dhe miqëve e vëllezërve amerikanë e ndërkombëtarë.)

Nga Sinan Kastrati, Suedi

*Po të ishte gjalle Frojdi (Sigmund Freud, Zigmund Frojd 1856- 1939) do ta kishte vëhtirë, në cilën kategori të ”njerëzëve”, e në cilin thes të mbeturinave do ta hudhte Hashimin.

 

Shkas i k`aj paraqitje time, sot, është se ”turri” e vrapi i hashimit me pelë pa fre, nuk ka të ndalur (jo Kali i Shales).

Njëherë u përballë, ”Ballë për ballë e dhëmb për dhëmbë” me analistë në TV 21 e së fundit, në një tjetër me dy Burra, Driton Selmanaj e Fadil Lepaja, e tash shkoi në Hajvali, shkoi me me u marr ”vesh” me serbë, me “u pajtu”?.

Kjo ta kujton Rrahman Morinën kur iu mësyu odave, iu kthye ”traditës”, e ul këmbëkryq me “fshatarë”, atherë kur filluan ti lëkundën temelet e Jugosllavisë.

Po pse more Hashim nuk e mbyll gojën?

A të kujtohët zonja e ”nusja” Atifete se si palohej?

Edhe ajo kur folte, a bânte M … !

Asgje s`ka të keqe që “flet” por “mati fjl`t”!

Një president duhët të takohet edhe me serbë (?) e edhe me të tjerë.

Po çka foli Hashimi me analistë shqiptarë në Kosovë e çka me serbë në Kosovë?

Një analist shqiptar para dy netëve e shtrydhi Hashimin, si limonin, ia “qiti ujin” duke ia përmend “Aferën Pronto” kur Hashimi thotë “ … luj K … me amerikanët”!
Ai djersitej. Sigurisht s`e kanë lënë rojet se Hashimi është edhe Azgan, si Adi Amin. Ai din edhe të shan e të rrihet …

Eh more Hashim, amerikanët i kanë K … sa kryet e tënd e ti mendon se luan me ta por, mbaje mend: ti ke me ”luajt me met e tua”, lujsh meq, thuhët në popull.

Dhe çka tjetër iu tha Hashimi serbëve mbrëmë në Çagllavicë ?

Hashim a e shikove tabelën, qysh shkruante në “qendër” të Çagllavicë ?

A është shqipja, si gjuhë zyrtare “e para” apo serbishtja?

Edhe ky është gabim “teknik” ?
Po ta dërgoj një kopje të “kushtetutës”, lexoje!
Nuk është Kushtetuta e Kaqanikut, se ti nuk e don ate, mos ki frigë!

Pse nuk iu the edhe atyre, serbëve ato që iu thua “përkrahësve” tu, hajnave të Drenicës se Serbia de fakto e de jure do ta njoh “Republikën” e Kosovës, pas “bisedimeve teknike”?

Kur kryehen ato bisedime apo mos kjo ta kujton “këngen e meleqit e të dreqit” kur i hipin në shpinë shoqi-shoit?

Për të gjitha këto, që ti mendon se janë “cikrrime”, për “shtetin” e Kosovës, janë të dëmshme dhe të pariparueshme.
Në fund një këshillë “miqësore”, “zotëri president”.

-Kujdes çka po flet se fjalët “vrasin” e ti je “presdenet”, i zgjedhur nga “Pordh… i Kosovës” me dy të tretat e votave të … kujt?

Në një dokumentar, ish presidenti amerikan, George W. Bush, i ri, i porosit (dy) vajzat e veta: Keni kujdes se përcilleni nga gazetarë, fotogtafistë … paparacë. Kjo i bje: Kujdes në “neja e matni fjal`t”!

A vlen kjo “porosi” edhe për ty apo ke vendos mu bâ hor e Kosovës me ia qit faqën e zezë që edhe ashtu, ti ja ke nxi e na qite faqen e zezë.