Ferizaj: Shtatë nxënës në spital pas hedhjes së sprejit në klasë

01.02.2017 18:32:50

Shtatë nxënës të gjimnazit “Shaban Hashani” në Ferizaj, janë duke marrë trajtim në spital pasi janë prekur nga hedhja e sprejit në klasë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi e ka konfirmuar rastin për lajmi.net, duke shtuar se policia është në kërkim të të dyshuarit.

“Shtatë persona janë në spital, gjendja e tyre është stabile. Ne jemi duke kërkuar personin që ka hedhur sprejin”, ka thënë  Gashi

Sipas raporteve të para ata kanë pasur problemet me kanalet e frymëmarrjes