Ferizaji prinë për votim të dyfishtë

22.10.2017 17:48:49

29% e votueseve kanë dalur për të votuar deri më tani

Jeta Krasniqi nga Demokracia në Veprim e ftuar në RTV 21 ka pohuar se këtë vit dalja e votueseve është më e vogël krahasur me zgjedhjet e kaluara.

“Të dhënat më të fundit tregojnë se 29% e votueseve kanë dalur për të votuar, është një numër më i vogël i votuesëve në krahasim me zgjedhjet e kaluara në kohën reale “ ka thënë Krasniqi.

Sa i përket mbarëvajtjes së zgjedhjeve ajo ka thënë se në përgjithësi procesi ka pasur disa parregullësi .

Sipas Krasniqit me vonesë janë hapur 5.9% e vendvotimeve.

Ajo ka theksuar se Ferizaj prin sa i përket votimit të dyfishtë. “Tentimi për të votuar më shumë se një herë pra votimi i dyfishtë që është quajtuar, janë gjithsej 26 raste në 9 vendvotime. Ferizaj prin me këtë parregullësi me 18 raste ,Mitrovica me 8 raste ndërsa Prizreni me dy raste” ka shtuar Krasniqi.