Koln dhe Werder, nuk njohin fitore, Freiburg e Hertha ndahen me nga një pikë

22.10.2017 17:53:41

Dy barazime në 2 ndeshjet e para të së dielës në Bundesliga. Në javën e 9-t të kampionatit gjerman Koln dhe werder Bremen barazuan 0-0 mes tyre duke u konfirmuar si dy skuadrat më të dobëta të këtij fillimi sezoni pasi nuk kanë provuar ende shijen e fitores dhe pozicionohen në 2 vendet e fundit.

Pa Amir Abrashin të dëmtuar, Freiburgu barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Herthës së Berlinit. Të dy golat u realizuan nga pika e bardhë e penalltisë. Fillimisht shënoi Haberer për vendasit ndërsa më pas barazoi për kryqytetasit Salomon Kalou i cili përpara se të shënonte nga pika e bardhë kishte shpërdoruar një tjetër 11-metërsh.