Arsenali “shpartallon” Evertonin, Koeman drejt shkarkimit

22.10.2017 17:55:22

Fitore me goleadë për Arsenalin, që u rikthye te suksesi në kampionat duke zhytur në krizë të thellë Evertonin. Në “Goodison Park”, përfundoi gjithçka me suksesin 2-5 të “topcinjëve”, të cilët falë kësaj fitoreje u ngjitën në vendin e 5-të në kuotën e 16 pikëve, aq sa edhe Chelsea. 7 autorë të ndryshëm golash në këtë sfidë.

Për vendasit shënuan Rooney që i dha avantazhin provizor Evertonit dhe në fund Niasse, ndërkohë që për Arsenalin e gjetën rrugën e rrjetës, Nacho, Monreal, Ozil, Lacazette, Ramsey dhe Sanchez. Kjo humbje e radhës mund të sjellë edhe shkarkimin  e holandezit Ronald Koeman nga stoli i Evertonit.