Në lagjen Dardania në kryeqytet, fluks i shtuar i votuesve

22.10.2017 18:19:26

Në qendrën më të madhe të kryeqytetit, shkollën fillore “Dardania”, fluksi i votuesve është shtuar gjersa po afrohet ora e përfundimit të këtij procesi.

Menaxheri i kësaj qendre, Isak Bregaj, ka thënë për Klan Kosovën se nuk ka pasur ndonjë parregullsi përveç 3 rasteve kur votuesit kanë hasur familjarët e vdekur në lista.

Në këtë qendër votimi të drejtë vote kanë rreth 10 e 600 votues, prej të cilëve deri në orën 15 kanë votuar rreth 3 mijë e 500.

Ky fluks, sipas Bregajt është i ngjashëm me ato të zgjedhjeve të kaluara.