‘Ferrari’ i Donald Trump shitet 270 mijë dollarë (Foto/Video)

02.04.2017 15:52:35
‘Ferrari F430” 10-vjeçar i cili i përkiste presidentit amerikan, Donald Trump u shit në ankand për 270 mijë dollarë amerikanë.

Versione të ngjashme të këtyre llojeve të makinave pronarët e të cilave janë të njohur, zakonisht janë shitur me një çmim prej 125 mijë deri në 175 mijë dollarë, në varësi të kilometrave të kaluara.

Ankand i shitjes së makinës të Donlad Trumpit u ndoq nga një numër i madh entuziastësh të makinave dhe përkrahësve të tij.