Festa e Vitit të Ri nuk sjell kurrfarë kënaqësie tek banorët e Shtëpisë së Pleqve

29.12.2018 23:28:33

Për gati njëzet vjet këto katër mure i janë bërë shtëpi Jakute Turjagës.

Vdekja e burrit të saj pas lufte e bëri 81 vjeçaren të troket në dyert e shtëpisë së pleqve në Prishtinë.

E prej asaj kohe ajo vazhdon të jetë banore e këtij institucioni që i strehon të moshuarit.

Ajo tregon se ditët e para të saj këtu ishin jo të lehta. Megjithatë thotë se tani ka gjetur një lloj qetësie në këtë vend. Pasi, banorët këtu i janë bërë familje, e ka me kënd ti qaj hallet.E në njërën ndër dhomat është e vendosur, Shenaze Salihu. Historia e kësaj prishtinaseje është e trisht.

Ajo tregon për vendimin që mori para gjashtë vitesh të vendoset këtu.

Shenazja tregon se kalon shumë kohë gjatë ditës para televizorit, teksa rrëfen se i pëlqen dhe të thurë. Ajo thotë se ishte ndër të vetmet që kreu tetëvjeçaren pas luftës së dytë botërore.

E për të ka kohë që nuk ka frymë feste.

Në këtë dhomë  qe nënte muaj bashkë me bashkëshorten Dragica po qëndron edhe Sinan Latifi. Për shkak të sëmundjes së gruas, Sinani thotë se  u vendos këtu.

Sinani thotë se familja e tij nuk kishin mundësi të kujdeseshin për të. Po ashtu jeta në fshatin Smirë të Vitisë për të ishte bërë tejet e rëndë, për shkak të sëmundjes së Dragicës.

Kjo shtëpi i është bërë strehë e 70 banorëve të moshuar. Shumica e pjesëtareve këtu nuk gëzojnë përkrahjen familjare, ata janë nën përkujdesin e shtetit të Kosovës, gjegjësisht Ministrisë së Mirëqenies Sociale.