Kryetarja e degës së LDK-së në Suedi, Qibrije Hoxha ka qenë shumë e drejtpërdrejtë në trajtimin e çështjes së sulmeve të vazhduehsme ndaj Isa Mustafës.
Ajo i ndërlidh sulmet me aftësinë e tij për të zbuluar dhe parandaluar hajnitë e ndryshme, e që ka ndikuar në një qëndrim refuzues ndaj tij.
Ky është psotimi i plotë i znj. Hoxha:
Miq të nderuar, kam mendu per nje fenomen, kshtu qete fare…Do te ishte shume interesante madje edhe e dobishme qe te hulumtohet puna refuzimit te Isa Mustafes. Te jemi te qarte, une nuk e njoh personalisht Isa Mustafen. E njoh dhe çmoj shume kontributin e tij si minister i Presidentit Rugova (mos me çilni tema te tjera te dreqit e te birit) për ekonomi dhe financa ne Qeverine e Republikes së Kosoves gjate viteve te 90´. Eshte nje fenomen ne vehte qe nuk e di se a ka ndodhe najhere qe prej dites se pare te protestohet, shahet, rrenohet vendi per kryeministrine vendit. Jam mendu shume here edhe per ate se kush u frigua aq shume nga nje ekspert i ekonomise i cili menaxhoi per 10 vite ekzistencen e popullit te okupuar. Kur analizoj keshtu pergjigja nuk eshte e veshtire. Kush mund te frigohet aq shume nga njne zbulim i hajnive qe ju kane be ketij shteti. Kjo pergjigje eshte me e lehte se kjo tjetra: eshte shume profesionale shperlarja e trurit te njerezve tane me manipulimin e Rrahman Morines qe e lidhin me kohen e punes se Isa Mustafes, duke fshi nga truri se te gjithe ne, apo prinderit e atyre qe po qesin pa vetedije zjarr nga goja, se te gjithe kemi punuar ne kohen e Rrahman Morines. Kurse qeshtja e personalitetit te Rrahman Morines ende nuk eshte zbardhur krejtesisht. Edhe kjo mund ta kete pergjigjen edhe pse eshte shume e rende te pranohet se nje mase e madhe e njerezve u bind se ky shantazh i punuar mire ne kuzhinat armiqsore kreu pune. Krimi arrijti te mbrohet me ndihmen e njerzve qe u manipuluan. Por kjo qe eshte krejt me e rende eshte ajo se: tani çdo personalitet qe nuk ju pershtatet kuzhinave te tilla shpallet i pa pershtatshem, sidomos qe eshte fjala per Avdullah Hotin i cili poashtu eshte ekspert i zbulimit te krimit ekonomik e hajnive qe ju kane be Kosoves. Dhe keshtu vazhdon avazi i ndikimit nga qarqe te jashtme per ta minuar çdo personalitet qe mund te beje pune te mira per Kosoven. Po mendoj me vehte: o njerez a po mendoni se kush qendron mbrapa shkatrrimit te LDK a jo?”.






































